Familja e një 11-vjeçari, i cili vdiq nga i ftohti në Teksas, ka paditur për neglizhencë kompanitë elektroenergjetike.
Ajo kërkon dëmshpërblim prej 100 milionë dollarësh, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.
Familja e fëmiut Cristian Pinedas thotë se ai vdiq nga hipotermia, ndërkaq autoritetet policore thonë se rezultatet e autopsisë do të dalin pas disa javëve. Familja e tij akuzon kompanitë elektroenergjetikë për vendosjen e përfitimit “si prioritet para njerëzve”./Demokracia.com/