Sport
Suarez i tërbuar pas zëvendësimit, zbulohen fjalët e rënda ofenduese të tij në drejtim të Diego Simeones
Demokracia
15:12 | 20 Dhjetor 2021

Share:

Luis Suarez nuk po kalon momente të mira tek Atletico Madrid.

Sulmuesi uruguaian në 10 ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm një gol për skuadrën e tij.

Kjo ka bërë që edhe shpesh të zëvendësohet, sikurse ndodhi në ndeshjen e fundjavës që lamë pas kundër Sevilla që e humbën me rezultatin 2-1 në fund.

Suarez tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi teksa shkonte drejt stoli u dëgjua duke e ofenduar, siç raportojnë mediat spanjolle, trajnerin, Diego Simeonen.

“Copë m**i, përherë e njëjta gjë”, raportohet të ishin fjalët e uruguaianit në drejtim të trajnerit të tij.

Gjithsesi fjalët e tij kanë bërë xhiron në të gjitha mediat spanjolle e anembanë botës. /Demokracia.com/

Të ngjashme