Lajme
Vazhdon moti i lig në Teksas, qytetarët për pak ditë pranojnë fatura të rrymës mbi 16 mijë dollarë
Demokracia
12:03 | 23 Shkurt 2021

Share:

Disa banorë të zonave të prekura të Teksasit nga stuhia e ftohtë që e ka kapluar vendin tash e disa ditë, kanë pranuar fatura të rrymës mbi 16 mijë dollarë.

Temperaturat kanë zbritur deri në -18 gradë celsius javën e kaluar-temperatura më e ulët e shënuar në 30 vitet e fundit. Së paku 70 persona vdiqën nga i ftohti që e ka kapluar këtë vend, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

Shumë njerëz i kanë publikuar faturat e rrymës nëpër rrjetet sociale, teksa ankohen te kompania elektroenergjetike, Griddy, e cila është e vetmja që e furnizon Teksasin me rrymë. Sylvester Turner, kryetar i Hjustonit, i ka bërë thirrje Shtetit të Teksasit që t’i mbulojë të gjitha faturat e rrymës, të cilat i kanë pranuar qytetarët gjatë këtyre ditëve të ftohta.

Autoritetet e Shërbimit Nacional të Motit thonë se ky i ftohtë ka ardhur nga Arktiku, duke sjellë borë të madhe dhe rënie të temperaturave./Demokracia.com/

Të ngjashme