Sport
E “blindoi” Ibrahimoviqin me paraqitje fenomenale, Amir Rrahmani në formacionin e javës në Serie A
Demokracia
12:58 | 20 Dhjetor 2021

Share:

Napolit i ka takuar derbi i javës së 18-të në Serie A kundër Milanit.

Skuadra nga Napoli fitoi ndaj Milanit me rezultat minimal 0-1 në stadiumin “San Siro”, shkruan Demokracia.com.

Mbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, u vlerësua lart në fushë me notën 7.7, duke qenë thjesht i pakalueshëm.

Falë kësaj superparaqitjeje në këtë takim, Rrahmani arriti të hyjë në formacionin më të mirë të javës për xhiron e 18-të në Serie A.

Në këtë formacion futbollisti më i vlerësuar doli të jetë Hakan Çalhanoglu, që mori notën 9.7. /Demokracia.com/

Të ngjashme