Sport
E ofenduan dhe u tallën me përformancën e tij, në këtë mënyrë iu kundërpërgjigj gjyqtari tifozëve në Francë
Demokracia
12:28 | 20 Dhjetor 2021

Share:

Si rrallë herë në futboll një gjyqtar u mor edhe me tifozët që talleshin me përformancën e tij në ndeshjen e Kupës së Francës.

Jeroma Miguelgorry drejtoi ndeshjen e fazës së 1/16 së finales ndërmjet Stade Poitevin dhe RC Lens, përcjell Demokracia.com.

Vetëm pak çaste pasi Ganago zhbllokoi shifrat e takimit për Lens, gjyqtari 45-vjeçar i dha një karton të kuq direkt lojtarit vendas për një këmbë të ngritur lartë.

Vendasit pavarësisht tentimeve nuk gjetën golin, ndërsa tifozët e saj vendosën të merreshin me gjyqtarin që sipas tyre gaboi në disa raste.

Ofendimet dhe talljet e shoqëruan në shumicën e kohës gjyqtarin francez, ndërsa i njëjti krejt në fund të takimit vendosi t’iu kundërpërgjigjej me një veprim.

Siç mund ta shihni në pamjet më poshtë, gjyqtari francez iu përgjigj talljeve nga turma duke mbyllur veshin ndaj atyre që shpërqendronin nga tribuna, një gjest që rrallë shihet në futboll. /Demokracia.com/

Të ngjashme