Është mbyllur pjesa e parë në kryendeshjen e javës së 18-të në Serie A midis Milanit dhe Napolit.
Skuadra napolitane ka shkuar në pushim të pjesëve me avantazh 0-1 kundër Milanit në stadiumin “San Siro”, shkruan Demokracia.com.
Tek pas pesë minutave lojë, Napoli krijoi epërsi me anë të Elmas që shënoi me kokë pas harkimit nga këndi të Zielinskit.
Napoli kishte edhe disa mundësi të tjera, por pa arritur të rrezikojë seriozisht portën e Maignan.
Milani në taborin tjetër gjithashtu kishte mundësi të mira, si ajo e Florenzit kur goditi nga distanca dhe Napolin nga goli i shpëtuan vetëm “centimetrat”.
Vlen të theksohet se për mysafirët nga minuta e parë është aktivizuar mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani. /Demokracia.com/