Sport
Tottenhami dhe Liverpooli ndajnë pikët në derbin e javës në Premierligë
Demokracia
19:25 | 19 Dhjetor 2021

Share:

Tottenham Hotspur dhe Liverpooli kanë ndarë pikët në kryendeshjen e javës së 18-të në elitën e futbollit anglez.

90 minutat në “Tottenham Hotspur Stadium” u mbyllën 2-2 me “Spurs” që kaluan të parët në avantazh, shkruan Demokracia.com.

Harry Kane në minutën e 13-të zhbllokoi shifrat nga afërsia, duke bërë që tifozët në tribuna të “shpërthejnë” në festë.

Megjithatë, “Të Kuqtë” barazuan shifrat në minutën e 35-të me anë të sulmuesit, Diogo Jota që realizoi gol të bukur me kokë.

Pjesën e dytë më mirë e nisën mysafirët që përmes autorit, Robertson përmbysën rezultatin në 20 minutat e fundit.

Katër minuta më vonë, jug-koreani, Son Heung-Min barazoi sërish rezultatin dhe “vulosi” epilogun përfundimtar.

Liverpooli ka 41 pikë në vendin e dytë, ndërsa Tottenham është i shtati me 26 pikë. /Demokracia.com/

Të ngjashme