Sport
Pajtim Kasami shmang humbjen e Baselit me gol në minutën e tretë shtesë
Demokracia
18:49 | 19 Dhjetor 2021

Share:

Grasshoppers në udhëtim ka barazuar me rezultat 2:2 ndaj Baselit, në takimin e javës së 18-të të elitës së futbollit zviceran.

Pajtim Kasami e Taulant Xhaka u paraqitën nga minuta e parë për Baselin, sikurse edhe Florian Hoxha për Grasshoppersin.

Hoxha u zëvendësua në minutën e 46-të, ndërsa Emir Lenjani futet në minutën e 79-të e Shkëlqim Demhasaj në atë të 81-tën për Grasshoppersin.

Në minutën e 45-të, Stocker shënon për Baselin dhe Kaëabe barazon në atë të 54-tën.

Në minutën e 85-të, Pushiç shënon (1:2) për Grasshoopersin.

Në minutën e 90+3, Pajtim Kasami shënon dhe shmang humbjen e Baselit.

Pas javës së 18-të në Kampionatin e Zvicrës, Baseli zë vendin e tretë me 32 pikë, ka tetë me pak se kampioni vjeshtor Zurich e Grasshoppers është i i pesti me 25. /Demokracia.com/

Të ngjashme