Harry Kane ka shkaktuar një ndërhyrje të ashpër në mbrojtësin e Liverpoolit, Robertson gjatë takimit që po zhvillohet në Londër.
Sulmuesi i Tottenham Hotspur në një duel për ta marrë një top, goditi ashpër Robertsonin në këmbën e tij të djathtë në minutën e 19-të të takimit, shkruan Demokracia.com.
Pavarësisht se ndërhyrja e Kane ishte e ashpër, gjyqtari kryesor i takimit vendosi ta ndëshkonte vetëm me karton të verdhë reprezentuesin anglez.
Kjo bëri që të reagonte ashpër ndaj vendimit të gjyqtarit edhe trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Ndryshe, goli i Harry Kane në minutën e 13-të po vendos derbin e javës së 18-të.
Më poshtë mund ta shihni momentin. /Demokracia.com/