Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema sot feston ditëlindjen e 34-të.
Reprezentuesi francez ka marrë shumë urime nga bashkëlojtarët, kolegët dhe klubi i tij, Real Madridi, shkruan Demokracia.com.
Megjithatë, për një urim të veçant dhe qesharak është përkujdesur klubi i La Ligës, Cadizi, që është kundërshtar i Real Madridit dhe Benzemas sonte në La Liga.
Klubi i Cadiz në urimin e tyre i kanë kërkuar Benzemas që të mos luajë ndaj tyre sonte dhe ta feston ditëlindjen me familjen dhe shokët e tij.
“Urime ditëlindjen Benzema. Pushoni në këtë ditë dhe festoni ditëlindjen me familje dhe shokët tuaj. Ju nuk keni nevojë të luani sot”, ka shkruar Cadiz në Twitter.
? Happy birthday @Benzema
? Take the day off and celebrate your birthday with family and friends!
For you there’s no need to go to work today ? https://t.co/46KpPYkoiD
— Cádiz CF ???? (@Cadiz_CFEN) December 19, 2021
Ndeshja e sotme në mes Real Madridit dhe Cadizit luhet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”. /Demokracia.com/