Kryendeshja e javës së 18-të në elitën e futbollit anglez zhvillohet sonte në Londër.
Tottenham Hotspur dhe Liverpool do të matin forcat në takimin që luhet në “Tottenham Hotspur Stadium”, shkruan Demokracia.com.
“Spurs” janë në një ecuri prej katër ndeshjeve pa disfatë në Premierligë, luajnë ndaj Liverpoolit që nuk dinë për humbje ose barazim në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Ballafaqimi ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Liverpoolit nis nga ora 17:30.
Dy trajnerët veçse kanë vendosur për 11-shet startuese.
Formacionet zyrtare:
Tottenham Hotspur: Lloris, Royal, Sanchez, Dier, Davies, Sessegnon, Winks, Dele, Ndombele, Son, Kane
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Konate, Robertson, Morton, Milner, Keita, Mane, Salah, Jota. /Demokracia.com/