Sport
Zyrtare: Ylli i Liverpoolit infektohet me COVID-19, pak kohë para përballjes me Tottenhamin
Demokracia
16:29 | 19 Dhjetor 2021

Share:

Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Kjo është konfirmuar edhe nga klubi anglez, Liverpool përmes një komunikate në faqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.

Futbollisti spanjoll është i izoluar dhe nuk do mund të paraqitet në ndeshjen e sotme kundër Tottenham Hotspur.

“Mesfushori tani është i izoluar dhe nuk do të luajë asnjë rol në përballjen në Londër.


“E gjithë skuadra dhe stafi i ekipit të parë të Reds janë testuar për COVID-19 të shtunën si dhe këtë mëngjes, pa asnjë rast tjetër pozitiv të zbuluar”, thuhet në komunikatën e klubit anglez.

Ndeshja e sotme mes Tottenhamit dhe Liverpoolit fillon nga ora 17:30. /Demokracia.com/

Të ngjashme