Sport
KB Peja bëhet me sponsor të ri
Demokracia
16:16 | 19 Dhjetor 2021

Share:

Klubi i Basketbollit Peja ka nënshkruar me një sponsor të ri.

Ish-kampionët e Kosovës në basketboll kanë nënshkruar kontratë me kompaninë e birrës “Lasko”, shkruan Demokracia.com.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e pejanëve në rrjetet sociale.

Njoftimi i plotë i KB Peja:

KB PEJA NENSHKRUAN ME BABËN KTU! #BirraLasko

Te nderuar tifozë te flakët te KB PEJA jemi shume te lumtur dhe krenar te ju kumtojme njerin nga lajmet me te mira te ketije sezoni, e ajo eshte qe listes tone te sponzoreve sot i eshte bashkangjitur edhe njera nder kompanite me gjigande te Sllovenise dhe Rajonit e cila operon edhe ne Kosove Birra LASKO te cilen ju e njihni edhe si BABA KTU !

Birra LASKO nuk ka nevoj per prezentim me te gjere sepse ju jeni te njoftuar tash e 20 vite me shijen me te mire dhe kualitative ne vend, e cila gjithmon eshte e gatshme te investoj ne sport dhe ishte krah klubit tone edhe edicionet tjera ndersa ajo kete sezone per klubin tone prezantohet me produktin e vecant LASKO MALT 0,00% Alkool e cila tani e tutje eshte edhe pija zyrtare e Klubit dhe Tifozeve te klubit tonë.

Faleminderojme poashtu drejtoreshen gjenerale znj. Petra Matjasic Nader dhe Drejtorin e Marketingut z.Vullnet Duleniku i cili e beri te mundur kete mbeshtetje sbashku me kryetarin e klubit z.Fatimir Gashi

Birra LASKO Malt miresevini ne familjen e madhe te KB Peja! /Demokracia.com/

Të ngjashme