Policia e ka arrestuar një tifoz të Leeds United pasi ofendoi në baza racore disa futbollist të Arsenalit.
Arsenali mundi 1-4 Leeds Unitedin të shtunën në kuadër të javës së 18-të në Premierligë, njofton TheSun, përcjell Demokracia.com.
Një tifoz i vendasve përfundoi në pranga teksa gjatë pjesës së parë të sfidës, nisi të ofendonte lojtarët e Arsenalit, Nicolas Pepe, Nuno Tavares dhe Gabriel Martinellin.
Loja u ndërpre për një kohë të shkurtër, ndërsa zyrtarët e ndeshjes u njoftuan për incidentet.
Këtë lajm e kanë konfirmuar edhe në klubin e Leeds teksa theksohet se klubi gjithashtu do të marrë masa maksimale duke përjashtuar përgjithmonë nga stadiumi persona të cilët ofendojnë kundërshtarët bazuar nga ngjyra e lëkurës, besimi apo edhe aspekte të tjera të jetës.
“Racizmi nuk do të tolerohet në Leeds United dhe çdo mbështetës që do të zbulohet se përdor gjuhë raciste do t’i nënshtrohet një ndalimi të përjetshëm për të gjitha ndeshjet e Leeds United”, thuhet në reagimin e klubit. /Demokracia.com/