Sport
Kaos në Holandë para derbit: Tifozët e Feyenoordit i vërsulen autobusit të lojtarëve të Ajaxit, veprimi i shoferit shmangu përleshjen
Demokracia
15:15 | 19 Dhjetor 2021

Share:

Sot nga ora 14:30 ka nisur derbi i madh holandez ndërmjet Feyenoordit dhe Ajaxit, ku tifozët vendas kishin përgatitur një “mirëseardhje” për futbollistët e Ajaxit.

Mbështetësit më të zjarrtë të Feyenoordit ishin duke pritur autobusin e lojtarëve të Ajaxit në hyrjen kryesore të stadiumit, njoftojnë mediat holandeze, përcjell Demokracia.com.

Por, shoferi i autobusit të lojtarëve duket se pa mbështetësit vendas në hyrjen kryesore të stadiumit dhe vendosi t’i dërgonte lojtarët e Ajaxit në hyrjen anësore.

Natyrisht, më pas pati një rrëmujë të vërtetë tifozësh vendas që u vërsulën drejt hyrjes së pasme, por më kot.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi ndajnë vendin e dytë me 36 pikë, një më pak se PSV-ja e parë.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet. /Demokracia.com/

Të ngjashme