Barcelona ka marrë një fitore drithëruese në La Liga.
Katalanasit kanë fituar 3-2 në shtëpi kundër Elche, pasi kanë shpërdoruar një avantazh prej dy golash, shkruan Demokracia.com.
Jutgla (16′) dhe Gavi (19′) kanë shënuar për skuadrën e Xavi-t në pjesën e parë. Elche është kundërpërgjigjur në pjesën e dytë me dy gola në një minutë me Morente (62′) dhe Milla (63′).
Pesë minuta para fundit, kur mendohej se ndeshja do të mbyllej barazim, ka ardhur goli i fitores për katalanasit.
Gol që është realizuar nga 19-vjeçari Nico. /Demokracia.com