Sport
Mbyllet me tre gola të shënuar pjesa e parë në sfidën Atalanta – Roma
Demokracia
15:53 | 18 Dhjetor 2021

Share:

Roma e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë në sfidën ndaj Atalantas që po zhvillohet sot në kuadër të javës së 18-të në Serie A, shkruan Demokracia.com.

Abraham i ka dhënë epërsi skuadrës së Mourinhos qysh në minutën e parë të ndeshjes për rezultatin 0:1, derisa e ka dyfishuar Zaniolo në minutën e 20-të.

Për ta bërë takimin shumë më interesant është përkujdesur Muriel kur ka shënuar në minutën e fundit të kohës shtesë në pjesën e parë për 1:2. /Demokracia.com

Të ngjashme