Atalanta – Roma është takimi kryesor i javës së 18-të në Serie A. Ndeshja që zhvillohet në Bergamo nis nga ora 15:00 dhe pritet të sjellë futboll të bukur, shkruan Demokracia.com.
Vendasit kanë 37 pikë në vendin e tretë, kurse mysafirët janë më poshtë në renditjen tabelore me 28 pikë në vendin e gjashtë.
Tashmë të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.
Atalanta: Musso; Toloi, Palomino, Gjimshiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Pezzella; Ilicic, Pasalic; Zapata.
Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibáñez; Karsdorp, Veretout, Cristante, Mkhitaryan, Vina; Zaniolo, Abraham. /Demokracia.com