Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është duke qëndruar në Doha te Katarit me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe të presidentit të Federatës së Futbollit të Katarit, Hamad Bin Khalifa Bin Ahmed Al-Thani për ndeshjen finale të FIFA Arab Cup, ndërmjet Algjerisë dhe Tunizisë.
Ademi me këtë rats ka takuar ish-futbollistin e famshëm, tash president i Federatës së Futbollit të Kamerunit Samuel Eto’o, shkruan Demokracia.com
Ata kanë folur për një mundësi bashkëpunimi ndërmjet dy federatave në të ardhmen.
“Sot në Doha të Katarit pata kënaqësinë ta takoj legjendën e futbollit kamerunas, Samuel Eto’o. Me këtë rast e përgëzova atë për zgjedhjen e tij si president i Federatës së Futbollit të Kamerunit, duke i uruar rrugëtim të suksesshëm në krye të këtij institucioni. Po ashtu, u dakorduam që në të ardhmen të kemi bashkëpunime ndërmjet dy federatave tona.
Në Doha po qëndrojmë me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe të presidentit të Federatës së Futbollit të Katarit, Hamad Bin Khalifa Bin Ahmed Al-Thani për ndeshjen finale të FIFA Arab Cup, ndërmjet Algjerisë dhe Tunizisë”, ka shkruar Ademi ne Facebook. /Demokracia.com