Sport
Ndodh edhe kjo, futbollisti profesionist nuk shënon as me golin bosh
Demokracia
13:13 | 18 Dhjetor 2021

Share:

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në ndeshjen e zhvilluar mes Lajpcigut dhe Borusia Myshegladbah të fundjavës së kaluar, ku takimi përfundoi me rezultatin 4-1 për skuadrën vendase.

Ish-sulmuesi i Milanit, aktualisht i Lajpcigut, portugezi Andre Silva ka humbur një rast të pagabueshëm, ku i gjendur i vetëm përballë portës, pa portier ka goditur traversën dhe topi ka përfunduar jashtë.

Një shans i pabesueshëm për të teksa ka humbur një gol të thjeshtë dhe të sigurt, duke u bërë virale në rrjet.

Në atë sfidë Andre Silva ka qenë autor i një nga katër golave të realizuar. /Demokracia.com

Të ngjashme