Katër ndeshje të xhiros së 18-të në Premier League, të parapara për t’u zhvilluar sot janë shtyrë shkaku i shqetësimeve që koronavirusi u ka sjellë skuadrave, shkruan Demokracia.com
Manchester United – Brighton, Southampton – Brentford, Watford – Crystal Palace, West Ham – Norwich janë duelet që nuk do të zhvillohen në fundjavë, madje edhe takimi i paraparë për nesër Everton – Leicester është shtyrë.
Megjithatë, shikuesit do të kenë mundësinë t’i shohin skuadrat e tjera, se vëmendja do të jetë te derbi Tottenham – Liverpool. /Demokracia.com