Lajme
Kosnett i përgjigjet Kurtit: Ai po e lë politikën e jashtme më poshtë, bota nuk pret
Demokracia
21:55 | 22 Shkurt 2021

Share:

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett është përgjigjur rreth deklaratave të Albin Kurtit, kreut të partisë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit, i cili dialogun po e cilëson si prioritet të katërt të qeverisjes së tij.

Kosnett në një intervistë për T7, ka pasur kritika rreth qasjes se njëherë duhet të punuar në politikën e brendshme, e më pas në atë të jashtme, raporton Demokracia.com.

“Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë gjatë 20 viteve të shkuara. Nuk ka pikë dyshimi në këtë. Kur zoti Kurti thotë, në rregull, dialogu, politika e jashtme, do ta lëmë atë pak më poshtë – përvoja ime është se bota nuk pret. Një qeveri amerikane e ka thënë këtë në të kaluarën. Nganjëherë vijnë në pushtet dhe thonë se dy vitet e para, katër vitet e para do të merremi me politikën e brendshme, e pastaj do të shqetësohemi për politikën e jashtme. Kjo është paksa e vështirë për t’u bërë, prandaj nuk do të lidhesha shumë për këtë pikë”, deklaroi ai.

Kosnet mes tjerash në këtë intervistë ka konfirmuar se e ka biseduar me Kurtin çështjen e dialogun.

Kujtojmë se Kurti, por edhe zyrtarë të tjerë të partisë së tij, vazhdimisht kanë deklaruar se dialogun nuk e shohin si prioritet të qeverisjes së tyre.

Vlen të theksohet se LVV me shumë gjasë pritet që të qeverisë në të ardhmen, pasi ka fituar mbi 47 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit./Demokracia.com/

 

Të ngjashme