Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas rrahjes së birit ish-ministrit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.
Çitaku përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Twitter, tha se Rashiq është një politikan progresiv të cilin nuk mund ta kontrollojë Beogradi.
Ajo tutje bëri thirrje që kërcënimet dhe dhuna të ndalen.
Postimi i plotë:
Një djalë 18-vjeçar u rrah nga një bandë e serbëve në Graçanicë sot.
Krimi i tij i vetëm është të qenit i biri i Nenad Rashiq – një politikan progresiv i pavarur në Kosovë, të cilin nuk mund ta kontrollojë Beogradi.
Tetë njerëz janë arrestuar, deri më tani.
Kërcënimet dhe dhuna duhet të ndalen./Demokracia.com/
An 18 year old boy was beaten by a gang of Serbs in #Graçanica today.
His only “crime” is being the son of Nenad Rashič – an independent progressive politician in #Kosovo who is not controlled by #Belgrade.
Eight people have been arrested so far.
Intimidation&Violence must end.— Vlora Çitaku ? (@vloracitaku) February 22, 2021