Sport
Prishtina bëhet me dy fusha të tenisit të mbuluara
Demokracia
12:29 | 17 Dhjetor 2021

Share:

Federata e Tenisit e Kosovës është bërë me dy fusha të mbuluara me balon, që iu mundëson tenistëve tanë të zhvillojnë garat edhe gjatë sezonit të dimrit.

Në ceremoninë inauguruese kanë marrë pjesë edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.

Në fjalën e tij, presidenti Krasniqi ka përgëzuar Federatën e Tenisit të Kosovës, duke thënë se përmirësimi i kushteve ndikon edhe në ngritjen e performancës së tenistëve tanë.

Fushat e mbuluara në Prishtinë, u mundësuan falë investimit nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport dhe donacionit të ndarë nga Federata e Tenisit të Turqisë. /Demokracia.com

Të ngjashme