Sport
Çka po ndodh me futbollin: Tre lojtarë, i Unitedit, Napolit dhe i Rennes lënë lojën pas problemeve me frymëmarrjen
Demokracia
16:09 | 16 Dhjetor 2021

Share:

Sikur të mos mjaftonin ngjarjet e trishta që po shtohen me tifozët që kanë pasur atak kardiak, gjithashtu edhe futbollistët po kalojnë periudhë jo të mirë.

Ndoshta ky është realiteti normal i ri, teksa pas ngjarjes së ndodhur me Eriksen, janë shtuar ndjeshëm rastet me problemet e lojtarëve. Në ditën e djeshme Aguero njoftoi tërheqjen nga futbolli për të njëjtën arsye.

Ndërkohë në kompeticionet më të njohura në Europës, vetëm në javën e shkuar ka pasur tre largime nga fusha e lojës. Zielienski, mbrojtësi i Manchester United, Lindelof dhe gjithashtu sulmuesi i Rennes në Ligue 1, Martin Terrier, kanë lënë fushën e lojës pas problemeve me frymëmarrjen në vetëm një javë kampionati.

https://twitter.com/i/status/1471087313392443398

 

Të ngjashme