Auto&Tech
Anija kozmike e NASA-s prek diellin për herë të parë
Demokracia
08:22 | 16 Dhjetor 2021

Share:

Të martën, NASA njoftoi se një nga anijet e saj hapësinore preku diellin për herë të parë, ku mjedisi ishte afërsisht 2 milionë gradë Fahrenheit.

Sonda diellore Parker fluturoi nëpër atmosferën e sipërme të diellit, të quajtur korona. Ky moment historik shënoi një hap të madh për anijen kozmike dhe “një kërcim gjigant për shkencën diellore”, sipas NASA-s .

Ashtu si ulja në Hënë i lejoi shkencëtarët të kuptonin se si u formua, NASA thotë se prekja e sendeve nga të cilat përbëhet dielli do t’i ndihmojë shkencëtarët të zbulojnë informacione kritike për yllin më të afërt të Tokës.

Thomas Zurbuchen, administrator për drejtorinë e misionit shkencor në NASA, tha në një deklaratë: “Jo vetëm që ky moment historik na ofron njohuri më të thella mbi evolucionin e diellit tonë dhe ndikimet e tij në sistemin tonë diellor, por gjithçka që mësojmë për yllin tonë gjithashtu, na mëson më shumë për yjet në pjesën tjetër të universit.”

Parker u nis në vitin 2018 për të eksploruar misteret e diellit dhe udhëtoi më afër tij se çdo anije kozmike para tij. U deshën tre vjet pas lëshimit dhe dekada pas konceptimit të tij të parë që Parker të prekte më në fund koronën e diellit.

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025