Qytetarët e Kosovës kanë shprehur zhgënjimin e tyre për Qeverinë Kurti, e cila po ankohet në qeveritë e kaluara për çdo gjë.
Shumica e komenteve në statusin e Fitore Pacollit, ku arysetonte mungesën e energjisë elektrike duke akuzuar qeveritë e kaluara, janë kritika për Qeverinë Kurti, shkruan Demokracia.com.
Në mesin e komentuesve u vërejt edhe një aktivist i LVV-së.
Ai ia kujton Qeverisë Kurti se nuk ka ardhur në pushtet për t’u ankuar, por për të punuar.
E komente të tilla pati nga shumë qytetarë, të cilët të mllefosur kërkonin sigurimin e energjisë elektrike nga kjo qeveri, të cilën e kërkonin vetë si opozitarë para disa vitesh, si dhe zgjidhjen e shumë problemeve të tjera, për të cilat kishin dhënë premtime para se ta merrnin pushtetin, shkruan Demokracia.com.
Postimin e Fitore Pacollit, për të arsyetuar mungesën e rrymës, disa qytetarë e quajtën si “postimi ma palidhje”.
Kujtojmë se “Termokos”-i njoftoi të mërkurën se ndërpreu ngrohjen për të gjithë konsumatorët në Prishtinë, për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). /Demokracia.com/