Tre mostra të akullores nga një kompani kineze kanë rezultuar pozitive me COVID-19 dhe si pasojë e kësaj mijëra kuti me ëmbëlsira janë konfiskuar.
Për këtë arsye kompania e ushqimit “Tianjin Daqiaodao” u detyra të hidhte 2.089 kuti me produkte, megjithëse zyrtarët besojnë se më shumë se dyfishi i kësaj shume, 4,836 kuti, janë kontaminuar, njoftojnë mediat e huaja.
Sipas raportit, 1.662 punëtorëve u është bërë testimi dhe janë karantinuar.
Zyrtarët besojnë se koronavirusi arriti të mbijetonte në akullore si shkak i temperaturave të ulëta dhe është transmetuar tek akullorja nga një person që ishte i infektuar me virus.