Hendbolli kroat ka përjetuar momente të trishta.
Një lajm i rënd ka ardhur sot ku trajneri i skuadrës së femrave Podravka, Zlatko Saraçeviq ka ndërruar jetë menjëherë pas fitores në derbi ndaj Lokomotivës së Zagrebit me rezultat 32:29, por që rezultoi fatale për trajnerin e njohur.
Këtë lajm e ka publikuar media kroate “24sata.hr”, transmeton Demokracia.com e cila deklaron se Saraçeviq dha një deklaratë për media, dhe gjatë rrugës për në shtëpi ai u sëmur dhe u dërgua me urgjencë në spital me ambulancë dhe thuhet se arresti kardiak ka qenë arsyeja kryesore që çoi në vdekjen e trajnerit të njohur 60-vjeçar. /Demokracia.com