Auto&Tech
Amazon kritikohet për mungesë sigurie në depon e goditur nga tornado
Demokracia
12:06 | 14 Dhjetor 2021

Share:

Kompania Amazon po ballafaqohet me kritika lidhur me politikat e sigurisë dhe shëndetit, pasi në depon e saj në shtetin Illinois 6 punëtorë vdiqën pas shkatërrimit të objektit nga tornado.

Tornado të fuqishme goditën disa shtete të SHBA-së dhe deri më tani numri i të vdekurve vlerësohet se mund të arrijë në 100. Shteti më i dëmtuar nga tornado është Kentaki.

“Diçka e këtillë nuk do të ndodhte kurrë nëse do t’u bënte më shumë për jetët e njerëzve sasa prodhimin”, tha nëpërmjet rrjeteve sociale motra e njërës prej viktimave në depon e kompanisë Amazon, raporton BBC.

Çatia e depos ishte shkatërruar të premten më 10 dhjetor.

Por, kompania ofroi përgjigje të shpejtë nëpërmes zëdhënëses, Kelly Nantel e cila tha se “është shumë e prekur nga vdekjet e punëtorëve të saj”.

Kompania pohon që ekipi punoi “jashtëzakonisht shpejt” për t’u siguruar që sa më shumë punëtorë dhe partnerë do të arrinin të strehoheshin.

Një ngasës i mallrave, Austin J McEwen, 26-vjeçar vdiq në tualet, ku shumë punëtorë thuhet se u udhëzuan të strehohen pasi morën mesazhe në celularët e tyre që stuhia po afronte.

Stuart Appelbaum, kryetar i Sindikatës së shitjes me shumicë e pakicë, i cili po përpiqet t’i përfshijë në sindikatë të gjithë punëtorët e kompanisë Amazon kudo në SHBA, tha se është e “pafalshme” që kompania kërkoi nga punëtorët të paraqiteshin në vend të punës, pavarësisht paralajmërimit për tornado.

Të ngjashme