Juventusi i Andrea Pirlos sot do ta mbyllë javën e 23-të në Serie ku ballafaqohet me Crotonen, shkruan Demokracia.com.
Në letër kjo sfidë duket e lehtë për kampionët e Italisë, por duke e parë formën e tyre në ndeshjet e fundit, atëherë edhe ndaj Crotones gjithçka mund të ndodhë.
Juve u zhgënjye me paraqitjen e saj në Ligën e Kampionëve kur pësoi humbje nga Porta me rezultat 2:1 dhe shumë seriozisht e rrezikon eliminimin në 1/8 e fazës finale në Champions, çka do të ishte një dëshpërim i madh.
Ndeshja Juventus – Crotone nis nga ora 20:45 dhe “Zonja e vjetër” e ka të detyrueshme të fitojë. /Demokracia.com