Një lokal është grabitur nga dy persona në fshatin Besi.
Rreth orës 19:00, dy persona kanë grabitur një lokal në fshatin Besi.
Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Sipas Ahmetit, të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, përderisa nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në fshatin Besi. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, Policia e Kosovës tashmë ka nisur të gjitha hetimet lidhur me identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e gjithë rastit.
“Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”, tregoi Ahmeti. /Demokracia.com/