Një këmbësore është goditur nga një veturë në Fushë Kosovë dhe është në gjendje të rëndë.
Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën “Nënë Tereza”, në Fushë Kosovë dhe është në gjendje të rëndë.
Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti po ashtu ka bërë të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve që ka marrë nga goditja e veturës.
“Rreth orës 11:30, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja. E njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ajo po ashtu ka bërë të ditur se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut i Policisë së Kosovës. /Demokracia.com/
Lexo edhe: