Sport
Barcelona zbret në “Camp Nou” për ta harruar dëshpërimin e  madh që i solli PSG
Demokracia
11:02 | 21 Shkurt 2021

Share:

Kampionati spanjoll La Liga, vjen sot me sfidën Barcelona – Cadiz, e cila do të startojë në orën 14:00, shkruan Demokracia.com.

Dështimi i Atletico Madridit në dy ndeshjet e fundit ka bërë që gara në kampionat për titull të ndizet prapë, kështu që skuadra e Ronald Koeman sot kërkon vetëm pikë të plota për ta ruajtur hapin, ndryshe çdo gjë ëndërr do të përfundonte, dhe për teknikun holandez do të ishte e pafalshme.

Barcelona zbret në fushë pas disfatës së thellë që pësoi mesjavën e kaluar kundër PSG në Ligën e Kampionëve që u mposht me rezultat 1:4, dhe humbje tjera nuk tolerohet.

Sot luhen edhe  tri ndeshje tjera, orarin e të cilave mund ta shihni më poshtë. /Demokracia.com

 

Të ngjashme