Boksieri shqiptar Florian Marku, ka qenë i pamëshirshëm në meçin e sotëm përballë boksierin nga Britania, Rylan Charlton, shkruan Demokracia.com.
28-vjeçari e ka mposhtur me ndërprerje britanikun duke e detyruar trajnerin ta hedh peshqirin në raundin e 8-të.
Luftëtari shqiptar ashtu siç kishte premtuar se sonte do të jetë spektakolar ashtu edhe doli, pasi gjatë gjithë kohës ishte më i mirë sesa britaniku duke e detyruar trajnerin të reagojë dhe ta ndërpresë meçin.
Ky është edhe një sinjal se Florian Marku është në rrugë të mirë të arrijë objektiva të mëdha në boksin profesionist.
Marku tani ka tetë fitore dhe një barazim nga nëntë ndeshje në boksin profesionist.
Meçi u zhvillua në “The SSE Arena” dhe ka sjellë një luftë të fortë nga të dy boksierët. /Demokracia.com