Sport
Aksident i frikshëm, ish-futbollisti në gjendje kritike për jetë
Demokracia
21:57 | 20 Shkurt 2021

Share:

Një aksident i frikshëm është shënuar sot në rrugët e Italisë, transmeton Demokracia.com.

Në zonën e Sardenjës, ish-futbollisti italian Andrea Cossu është përfshirë në një aksident të rëndë.

40-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe raportet e para flasin për gjendjen kritike për jetën.

Andrea Cossu është një ndër ikonat e Cagliarit, pasi ka qenë pjesë e ekipit nga Sardenja për pjesën më të madhe të karrierës së tij.

Cossu ka luajtur më shumë se 300 ndeshje me fanellën e Cagliarit në periudhat. /Demokracia.com

Të ngjashme