Auto&Tech
Njeriu më i pasur në botë i shet të gjitha shtëpitë, ja ku do të jetojë
Demokracia
18:33 | 04 Dhjetor 2021

Share:

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk ka shitur të gjitha shtëpitë e tij.

Daily Mail raportoi se biznesmeni i njohur ka shitur sot edhe shtëpinë e tij të fundit, nga shtatë sa kishte në Kaliforni, transmeton Demokracia.com

Shtëpinë të cilën e bleu për 37 milionë dollarë, ai e ka shitur vetëm 7 milionë dollarë.

Musk më herët kishte deklaruar se dëshiron të bëjë një jetë më ndryshe, pa shtëpi.

“Do ta shes të gjithë pasurinë fizike, nuk dua të kem prona”, kishe thënë ai. Sipas mediave, ai tani do të jetojë në një shtëpi modulare, transmeton Demokracia.com.

Musk është pronar i dy kompanive të mëdha, SpaceX dhe Tesla./Demokracia.com/

Të ngjashme