Sport
Lajm shqetësues për Vojvodën e Ujkanin, paraqiten raste pozitive te Torino
Demokracia
18:53 | 20 Shkurt 2021

Share:

Një tjetër lajm i keq ka ardhur për skuadrën e Torinos e cila mbrëmë arriti të marrë një fitore të rëndësishme  ndaj Cagliari 0:1, transmeton Demokracia.com.

Pasi dy lojtarë të Torinos dolën pozitiv dy ditë më parë, skuadra sot përmes një komunikate ka konfirmuar se edhe një lojtar tjetër është infektuar me koronavirus.

Emri i lojtarit nuk bëhet i ditur dhe sipas klubit granata futbollisti është totalisht asimptomatik dhe është vetë-karantinuar sipas të gjithë protokolleve anti-COVID të Autoriteteve përkatëse Shëndetësore.

Të kujtojmë se te Torino luajnë dy lojtarë të Kosovës, Mërgim Vojvoda e Samir Ujkani. /Demokracia.com

Të ngjashme