Donaldi dhe Beatrixa kanë shkëmbyer puthjen e parë duke u bërë kështu çifti më i ri në Big Brother Vip Albania.
Aktori Donald Veshaj ka pranuar hapur mbrëmjen e djeshme se ka një pëlqim të madh ndaj këngëtares Beatrix Ramosaj.
Raporti i tyre është diskutuar shumë në rrjet, ndërsa kanë marrë pafund kritika, pasi Donaldi në javët e para tregoi se ende e dashuronte Bora Zemanin.