Lajme
Biden pritet të shpallë “katastrofë të madhe” gjendjen në Texas
Demokracia
09:44 | 20 Shkurt 2021

Share:

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, ka vendosur të shpallë “katastrofë të madhe” për Texasin, pas motit të ftohtë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

Psaki konfirmoi se Bideni i ka kërkuar ekipit të tij që të shpejtojnë kërkesën e Teksasit për deklaratën e katastrofës.

Një deklaratë për një “katastrofë të madhe”, është një term teknik, që mund të bëhet nga presidenti amerikan për çdo ngjarje natyrore, kur përgjigja ndaj një situate tejkalon aftësitë e kombinuara të qeverive shtetërore dhe atyre lokale.

Kujtojmë se gati 60 vdekje i janë atribuuar motit të ftohtë në të gjithë SHBA-në, ku temperaturat ranë deri në -18 shkallë Celsius, e cila nuk kishte ndodhur të paktën në 30 vitet e fundit.

Rreth 13 milionë njerëz, afër gjysma e popullsisë së shtetit u përballën me ndërprerje të ujit dhe mungesë të energjisë eklektike./Demokracia.com

 

Të ngjashme
Lajme • 12 Maj 2025