Projekti “Bang” i publikuar para pak kohësh nga Rita Ora, është pritur me shumë entuziazëm nga adhuruesit në Kosovë, mes tjerash edhe për përdorimin e elementeve tradicionale në videoklipin e Kosovës.
Rita performoi e veshur me rroba kombëtare të dizajnuara nga Valdrin Sahiti, transmeton Demokracia.com
Tani këngëtarja ka marrë një dhuratë nga fansat e saj, një vizatim ku shihet imazhi i Ritës sikur duket në videoklipin në fjalë.
“Krenaria jonë”, thuhet në përshkrimin e ilustrimit, të cilin këngëtarja e ka publikuar në Instgram Story.
“Bang” ka marrë mbi dy milionë klikime deri më tani./Demokracia.com
View this post on Instagram