Sport
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan: Drita në avantazh kundër Dukagjinit, mysafirët me dhjetë lojtarë në fushë
Demokracia
13:51 | 29 Nëntor 2021

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në Gjilan në takimin ndërmjet Dritës dhe Dukagjinit.

Rezultati pas pjesës së parë është 1-0 në favor të futbollistëve të Dritës të cilët e gjetën golin tek në minutën e nëntë, raporton Demokracia.com.

Golin e vetëm që vulosi epilogun e 45 minutave të para e realizoi, Arbnor Muja që u asistua nga Almir Ajzeraj.

Drita kishte edhe një rast të artë të ngriste epërsinë e saj sikur sulmuesi maqedonas, Simonovski të mos e shpërdoronte mundësi në minutën e 23-të.

Dukagjini në anën tjetër tentoi me kundërsulme të arrinte në portën e gjilanasve, por pa kërcënim serioz.

Gjërat për “Hithat” u përkeqësuan edhe më shumë në minutën e 41-të kur Altin Merlaku u përjashtua me karton të kuq direkt, pas ndërhyrjes së palejuar në Ardian Limanin.

Krejt në fund të kohës shtesë, Almir Ajzeraj dështoi nga 11-metërshi i penalltisë.

Nëse ballafaqimi mbyllet me këtë rezultat, atëherë Drita do të ngritej sërish në vendin e tretë me 28 pikë, ndërkaq Dukagjini mbetet i parafundit me 16 të tilla. /Demokracia.com

Të ngjashme