Sport
Drita – Dukagjini, trajnerët vendosin për formacionet zyrtare
Demokracia
12:13 | 29 Nëntor 2021

Share:

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së fundit për xhiron e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita dhe Dukagjini do të kërkojnë t’i rikthehen rezultateve pozitive pak javë para fundit të sezonit vjeshtor, shkruan Demokracia.com.

“Bardhekaltrit” gjilanas vijnë nga humbja 1-0 në derbin lokal kundër Gjilanit, derisa Dukagjini pas barazimit në shtëpi 1-1 me Ulpianën.

Më pak se një orë para ndeshjes, trajnerët, Ardian Nuhiu dhe Armend Dallku kanë bërë publike 11-shet startuese.

Ndryshe, ndeshja ndërmjet Dritës dhe Dukagjinit zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Limani, Balde, Cuculi, Blakqori, Jashari, Muja, Ajzeraj, Broja, Krasniqi, Simonovski.

Dukagjini: Haxhihamza, Kuqi, Basriu, Dallku, Syla, Shabani, Ahmeti, Carioca, Mulaj, Merlaku, Chibueze. /Demokracia.com

Të ngjashme