Sport
Munishi: Ishtë përballje e vështirë, fusha pamundësoi lojë të bukur
Demokracia
15:45 | 28 Nëntor 2021

Share:

Derbi i javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll midis Llapit dhe Gjilanit nuk ka sjell fitues.

Dy skuadrat kanë ndarë pikët pasi luajtën pa gola 0-0 për gjatë 90 minutave në stadiumin e Merdares, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi pas ndeshjes vlerësoi Llapin për ecurinë, ndërsa tha se gjendja e fushës pamundësoi lojë të bukur.

“Ishte përballje e vështirë, pasi Llapi është në ecuri të mirë dhe ka skuadër të mirë. E kemi analizuar mirë Llapin dhe nuk e kemi lejuar të krijojë mundësi shënimi në këtë ndeshje. Po të kishim luajtur në një fushë më të mirë do të kishim shfaqur më shumë në këtë ndeshje. Kemi luajtur me topa të gjatë shkaku i gjendjes së fushës. Ne do të shkojmë ndeshje pas ndeshje, nuk i shohim kundërshtarët. Kemi pasur një ecuri shumë të mirë dhe do të përgatitemi për sfidat e ardhshme”, deklaroi Munishi për Art Sport. /Demokracia.com

Të ngjashme