Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore në takimin e vlefshëm për javën e 15-të në Ligue 1 kundër St.Etiennes.
Parisienët ishin në disavantazh fillimisht, ndërsa gjetën forcën të rikthehen për t’i arkëtuar pikët e plota, shkruan Demokracia.com.
Bouanga ia dhuroi epërsinë vendasve në minutën 25-të kur shënoi golin e avantazhit.
Punët për vendasit u përkeqësuan në minutën e 45-të kur Kolodziejcak u ndëshkua me karton të kuq.
Dy minuta më vonë, Marquinhos barazoi shifrat me asistimin e Messit.
Po shënohej minuta e 79-të kur Di Maria përmbysi rezultatin në 1-2 me Messin sërish në rolin e asistuesit.
Messi asistoi edhe në golin e tretë të shënuar nga Marquinhos në minutën e parë shtesë.
PSG-ja është lidere me 40 pikë, ndërsa St.Etienne e fundit me 12 pikë. /Demokracia.com