Armando Broja dhe Southampton i tij nuk po kalojnë një pasidte të mirë në Anfield.
Liverpool, në fakt, ka siguruar një avantazh të trefishtë në pjesën e parë të ndeshjes së Premier League 3:0.
Protagonisti i ndeshjes është Jota deri tani. Portugezi ka zhbllokuar ndeshjen pas dy minutash lojë dhe ka realizuar të dytin në të 32-ën.
Goli i tretë është realizuar nga Thiago në minutën e 37-të. /Demokracia.com