Sport
E trishtë: Futbollisti humb jetën në aksident trafiku në moshën 21–vjeçare
Demokracia
11:29 | 27 Nëntor 2021

Share:

Si pasojë e një aksidenti trafiku ka ndërruar jetë futbollisti malazez në moshën 21-vjeçar Mirza Gjurgjeviq, transmeton Demokracia.com.

Futbollisti i ri i FC Jezero ka përjetuar një aksident të rëndë trafiku në qytetin Sjerogosqe afër Kolashin.

Ai u plagos rëndë dhe u transportua në Spitalin e Përgjithshëm në Bijelo Polje, e më pas në Urgjencën e Qendrës Klinike të Malit të Zi.

Fatkeqësisht, ai nuk mundi të mbijetojë.

Mirza kishte veshur fanellën e ligës së parë Jezera. Më herët kishte luajtur në kategoritë më të reja të Buducnostit, ndërsa ka luajtur edhe për Otranto-Olimpik të Ulqinit.

Ai luajti gjithsej 63 ndeshje në fushat e ligës së parë të futbollit malazez. /Demokracia.com

Të ngjashme