Njëra nga skuadrat më të suksesshme të pasluftës në Kosovës, Feronikeli nuk po kalon momente të mira këtë edicion, derisa të dielën e 28 nëntorit do të kenë një sfidë të vështirë ku ndeshen me Ballkanin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” nga ora 13:00.
Të besuarit e Faruk Elshanit gjenden në pozitë të palakmueshme, teksa zë vendin e fundit në Superligë me dhjetë pikë në 15-të xhiro.
Industrialistët në duelin me Ballkanin kërkojnë nga tifozët të jenë të pranishëm dhe t’i përkrahin djemtë edhe në vështirësitë të cilat gjenden në klubin e Feronikelit.
“Çdo ditë e më tepër, klubit i nevojitet përkrahja juaj, prandaj të dielën, ju ftojmë të gjithëve në stadium për të përkrahur skuadrën e Feronikelit, në ndeshjen ndaj Ballkanit. Takimi zhvillohet ditën e diel, më 28 nëntor 2021, me fillim prej orës 13:00.
Ti përkrahim edhe në ditë të vështira, ata që na dhuruan shumë gëzime e shumë trofe”, thuhet në njoftimin e Feronikelit. /Demokracia.com