Sport
Kastrioti sfidon liderin
Demokracia
18:53 | 26 Nëntor 2021

Share:

Kastrioti i Ferizajt e sfidon liderin e klasifikimit, Istogun, në javën e 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Ndeshja Istogu – Kastrioti luhet të shtunën nga ora 18:00, ndërsa istogaset janë në kërkim të dy pikëve të reja. Istogu ka fituar dhjetë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 20 pikë. Llogaritet favorit edhe ndaj Kastriotit, që mban pozitën e pestë me 13 pikë.

Të shtunën janë edhe ndeshjet: Ferizaj – Shqiponja (17:00), Jusuf Gërvalla – Drita (15:00), Vëllaznimi – Samadrexha (17:30) dhe Vjosa – Vushtrria (18:00).

Xhiroja hapet me ndeshjen Ulpiana – Prishtina, që luhet sot nga ora 19:30. Ndonëse Ulpiana është vendase, takimi luhet në Prishtinë. /Demokracia.com

Të ngjashme