Sport
Komisioni i garave hap procedurë disiplinore për futbollistin e Malishevës
Demokracia
14:52 | 26 Nëntor 2021

Share:

Java e 15-të e Superligë së Kosovës në futboll duket se ka qenë e qetë.

Së paku kështu është krijuar përshtypja pas mbledhjes së Komisionit të Garave të FFK-së, pasi ata kanë hapur vetëm një procedurë disiplinore, shkruan Demokracia.com.

Futbollisti i Malishevës, Hasan Hyseni do të jetë nën hetime pas kartonit të kuq të marrë në sfidën ndaj Ballkanit të luajtur të enjten.

“Inicim disiplinor ndaj lojtarit të KF ”Malisheva” me nr fanelle 27 Hasan Hyseni dhe nr ID.001026M97. Ndërhyrje e rrezikshme me taka mbi nyjen e këmbës, duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Malisheva”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Demokracia.com

Të ngjashme